Koretë me një flamur shkojnë në Lojërat Olimpike
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë pranuar të marshojnë së bashku nën një flamur të vetëm “të Koresë së bashkuar” në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm që mbahet në Jug.
Ata gjithashtu ranë dakord të fusnin një ekip të përbashkët të hokejit të akullit pas bisedimeve të rralla në fshatin e të Panmunjomit që njihet si fshati i armëpushimit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy Koreve në më shumë se dy vjet.
Lojrat do të zhvillohen në mes të 9 dhe 27 shkurt itnë Pyeongchang në Korenë e Jugut.



