Çaçiq: Kosova si Kroacia
Pas ndarjes nga Jugosllavia më 1991, Kroacia ka arritur të bëhet fuqi në futbollin ndërkombëtar.
Zëri shkruan se në debutim, ata arritën të kualifikohen në Kampionatin evropian dhe atë botëror, kurse rezultatin më të mirë e realizuan në “Francë 98” ku përfunduan në pozitën e tretë.
Sot, Kroacia është një pjesëmarrëse e rregullt në garat më të mëdha, duke munguar vetëm dy herë më “Euro 2000” dhe “Botërorin 2010”.
Kosova është po ashtu me statusin e debutuesit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.
Dhe, selektori i Kroacisë, Ante Çaçiç, në një intervistë për Zërin ka thënë se pikërisht në mënyrë të njëjtë në debutimin ndërkombëtar, Kosova mund të shënojë sukses të madh, siç kishin bërë kroatët.
Ai po ashtu i ka ftuar futbollistët e tij që të kenë kujdes nga skuadra e Kosovës, në ballafaqimin e tyre të ardhshëm në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, më 6 tetor, në duelin e xhiros së dytë në Grupin I.
“Duhet të kemi kujdes nga Kosova. 25 vjet më parë, Kroacia ishte përplot me entuziazëm dhe dëshirë e cila e udhëhoqi ekipin drejt sukseseve të mëdha. Andaj, ky ekip i Kosovës i ka të njëjtat elemente që në futboll janë shumë të rëndësishme për të arritur sukses”, deklaroi Çaçiç në intervistë për “Zëri”.



