Përballje ‘El Clasico’ për mesfushorin e talentuar të Betisit (Video)
Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar për mesfushorin e Betisit, Fabian Ruiz, sipas ‘Diario AS’, transmeton Periskopi.
Kjo i futë gjigantët e La Ligës në një përplasje potencial për një tjetër talent të Betisit, duke e pasur kështu një përballje kokë me kokë për shërbimet e Dani Ceballos, i cili në verën e kaluar zgjodhi të luaj në Bernabeu, e jo në Camp Nou.
Klauzola e tij është 15 milionë euro dhe kjo e ngutë skuadrën e Betisit që t’ia vazhdojë kontratën dhe t’ia rritë pagën në mënyrë që të përfitojë më shumë.


Tottenham Spurs dhe Roma, po ashtu për Fabianin. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=seNktzDQbzw



