Dhjetë skuadrat më të vjetra në futboll në botë (Foto)

Dhjetë skuadrat më të vjetra në futboll në botë (Foto)

Këto janë dhjetë klubet më të vjetra në botë. Nëntë nga Britania e Madhe dhe një nga Amerika Latine. Disa tashmë luajnë në ligat më të dobëta të shteteve të tyre. Ndërsa i vetmi klub që luan në Premier Ligë është Stoke, që u formua në vitin 1863, transmeton Periskopi. 

10. Wrexham Fc – 1864. Është klubi më i vjetër i Uellsit dhe i pari jashtë dy shteteve: Anglisë dhe Skocisë. Wrexham u zgjodh si anëtar i Ligës së Futbollit në Angli në vitin 1921 dhe skuadra që ka pronarë tifozët tash luan në ligën e pestë të Anglisë.

9. Civil Service Fc – 1863. Është klubi i vetëm që mbeti nga 11 klubet që formua Asociacionin e Futbollit Anglez. Klubi tash është anëtar i Ligës amatore jugore në futboll. Është formuar në Londër.

8. Royal Engineers Association FC – 1863. Prezanton ushtarët e ‘Royal Engineers’ të armatës britanike. Klubi 153 vjeçar u formua në vitin 1863 dhe historikisht fitoi ‘Kupën FA’ në vitin 1875. Klubi ka bazën në Gillingham.

 

7. Stoke City – 1863. Është skuadra më e vjetër në Premier Ligë dhe është i vetmi klub që merr pjesë në ligën e parë.

6. Notts County– 1862. Mbanë titullin si klubi më i vjetër profesionist në botë.

5. Hallam FC– 1860. Stadiumi i tyre njihet si më i vjetri në botë. Ata luajnë në ligën e 10 të futbollit anglez.

4.Cray Wanderers – 1860. Është klubi më i vjetër në Londër.

3. Lima CFC- 1859 – Është klubi më i vjetër në Amerikën Latine dhe i vetmi jo-britanik në këtë listë. Është formuar nga imigrantët anglez në vitin 1859 dhe bazën e ka në kryeqytetin e Perus.

2. Cambridge University AFC – 1857. Momentalisht merr pjesë në ‘British Universities and College Sport Premier South divizion’.

1. Sheffield FC – 1857 . Është klubi më i vjetër në botë. Tash luan në ligën e tetë të Anglisë.

 

Shpërndaje në: