Lexoni letrën emocionuese të Ronaldinhos, pas penzionimit

Lexoni letrën emocionuese të Ronaldinhos, pas penzionimit

Legjenda braziliane, Ronaldinho, zgjodhi rrejtët sociale për shprehur falënderime për të gjithë dashurinë që e ka marrë në ditët e fundit pas njoftimit për pensionimin nga futbolli.

Vëllai i tij njoftoi në fillim të javës së ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit i ka dhënë fund futbollit, transmeton Express.

Ndërkohë sot, Ronaldinho e ka publikuar një mesazh lamtumirës në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Faleminderit Zot që ma dhurove jetën, familjen, miqtë dhe profesionin e parë. Pas gati tri dekadave kushtuar futbollit, po i them lamtumirë ëndrrës sime më të madhe, asaj që m’u bë realitet.

Bëra atë që e doja më së shumti profesionalisht për 20 vite dhe 10 tjera si trajnim bazik. E kam jetuar me intensitet këtë ëndërr të fëmijërisë, si dhe çdo moment, udhëtim, fitore, humbje, vlerësim, himnin kombëtar, ecjen në tunel, zhveshtore, hyrjen në fushë, këpucët e futbollit që i përdorja, topat e mirë dhe të këqij, nderimet që i fitova, yjet me të cilët luajta. Çdo gjë ishte e mahnitshme.

Babai dhe familja më kanë përkrahur shumë për të arritur këtu, e tera ishte përpjekje ekipore.

Ju më njihni dhe e dini se jam i marrshëm dhe nuk e kam zakon të flas shumë, por më duhet t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës sepse kam bërë atë që e dua falë ndihmës tuaj, trajnerë, klube, liderë, adhurues të mi dhe kundërshtarë, shofer i autobusit, gjyqtarë dhe gazetarë. Faleminderit, këtë tregim e kemi shkruar së bashku sepse pa ju do të ishte i pamundur.

https://www.instagram.com/p/BeEc4FpHjdZ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi

 

Shpërndaje në: