Edhe Gareth Bale dëshiron largimin nga Real Madrid, ja në cilën skuadër ai preferon të luaj

Edhe Gareth Bale dëshiron largimin nga Real Madrid, ja në cilën skuadër ai preferon të luaj

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit, në Britani publikohen lajme se një yll i “galaktikëve” dëshiron të largohet nga Madridi për t’u bërë pjesë e djajve të kuq në Angli.

Sipas asaj që shkruan “Daily Express”, Gareth Bale ka kontaktuar drejtuesit e Real Madrid për t’iu shprehur atyre dëshirën për t’u larguar drejt Manchester United, i cili prej kohësh po përpiqet ta bëjë të sajin talentin uellsian.

Duket se Bale, ndoshta edhe përshkak të ecurisë së dobët të “galaktikëve” në kampionat, është mërzitur me futbollin spanjoll, e dëshiron të kthehet në Premier League, atje ku edhe u bë i famshëm, kur luante për Tottenham.

Shpërndaje në: