Chelsea mund të dënohet për të njejtën arsye që u denua Barcelona

Chelsea mund të dënohet për të njejtën arsye që u denua Barcelona

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea, rrezikon të dënohet nga FIFA shkaku i parregullsive me transferimet e lojtarëve adoleshent.  

E përditshmja britanike The Guardian ka zbuluar se skuadra e Chelseat rrezikon të marrë një pezullim të merkatos për një vit.

Kjo pasi FIFA po heton klubin londinez në lidhje me shkeljet e bëra me regjistrimin e futbollistëve minorenë, përcjell SS.

Sipas The Guardian, bashkë me klubin e Chelseat, janë në listën e hetimit edhe 25 skuadra të tjera, por numri mund të rritet në ditët në vijim.

Conte dëshiron transferime të reja këtë afat, por mund të bllokohet nga FIFA (Getty Images)

Për të njëjtën arsye më herët i është bllokuar merkatoja Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.

Ndryshe, Blutë janë shumë të interesuar në afrimin e një sulmuesi dhe një mesfushori në këtë afat kalimtar.

Ndërsa, mesfushorët më të përfolur janë Radja Nainggolan, Emerson Palmieri dhe Richarlison.

Shpërndaje në: