Klopp thotë se nuk do të bëjmë transferime | Lallana zëvendëson Coutinhon
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ulur mundësinë për të blerë një zëvendësim për yllin e larguar para disa ditësh, Philippe Coutinhon, të cilin mendon se do ta zëvendësoj anglezi Adam Lallana.
Klopp ka folur rreth mundësisë së transferimeve të reja në klub gjatë afati kalimtar të janarit.
“Natyrisht ne nuk hezitojmë të shpenzojmë paratë, kemi bërë disa herë, por nuk ka të bëjë me momentin, është marrja e vendimit të duhur”.
“Unë me të vërtetë mendoj, nuk është se Adam Lallana është një zëvendësim për Philippe Coutinhon, por ai është kthyer, është një tjetër lojtar i mrekullueshëm, krijues dhe mesfushor sulmues”.
“Ai mund të na bëjë më të fortë në këto situata”, përfundoi trajneri gjerman.




