Manchester City synon transferimin e mesfushorit defensivë që vlen 60 milionë euro
Skuadra e Manchester Citit është lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit të Shakhtarit, Fred.
Pasanikët e Manchesterit kanë propozuar 56 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e brazilianit 24 vjeçar, sipas gazetës ‘The Mail’, transmeton Periskopi.

Pep Guardiola dëshiron të shtojë një mesfushor defensivë në skuadër si një zëvendësim i Fernandinhos.
Fernandinho mbushë 33 vjet së shpejti dhe është afër nënshkrimit të kontratës së re, derisa Yaya Toure që është 34 vjeç pritet që të përfundojë aventurën në Manchester City.

Fred është mesfushor defensivë i cili impresionoi në ndeshjen kundër Manchester City dhe ka marrë vëmendjen e skuadrave si Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.

Edhe Fredit i pëlqen të luaj për Guardiolën. Ai i tha për ‘Gazetta dello Sport’ : “Një shok i imi më dha lajmin duke më thënë se Manchester City dhe Guardiola janë të interesuar për mua”
“Duke shkuar në zhveshtore, ai (Guardiola) më ndali mua dhe më tha se patëm lojë të mirë”
“Megjithatë, unë e pranoj, se kam pritur me padurim thirrjen e tij. Dhe tash shpresoj që do të më realizohet ëndrra”
“Anglia është liga më e fortë në botë, dhe gjithmonë kam ëndërruar të luaj atje”, përfundoi Fred. /Periskopi



