Guardiola dëshiron talentin e Real Madridit

Guardiola dëshiron talentin e Real Madridit

Pep Guardiola ka hedhur sytë nga talenti i Realit, Marco Asensio.

22 vjeçari spanjoll, Marco Asensio, shkëlqeu sezonin e kaluar me Real Madridin, duke shënuar gola dhe ndihmuar ekipin e Zinedine Zidane për të triumfuar në La Liga, Champions League, Superkupë të Spanjës etj.

Asensio, që sot mbushi 22 vjet, e nisi mbarë edhe këtë sezon, duke shënuar gola mbresëlënës kundër Barcelonës në Superkupë e po ashtu edhe në ndeshjet e para në Ligë.

Por, kur tashmë jemi në janar, gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Asensio tani luan vetëm në Kupë dhe Zidane e përdor në rrotacione për t’i pushuar disa lojtarë kryesor, spanjolli nuk është zgjedhja e parë e francezit.

Madje nuk ka zënë vend në formacion as në këtë kohë krize për Reali si nga loja e po ashtu edhe për lëndimet e shumta që ka pësuar ekipi në fazën sulmuesi me Bale e Benzema.

Aktivizimi i vogël i Asensios ka shtyrë mediat që të spekulojnë për të ardhmen e spanjollit, ku nuk mungon interesimi nga shumë klube evropiane.

Pas Manchester United, që u raportua ditë më parë se Jose Mourinho ka bërë gati 100 milionë euro për 22 vjeçarin, tani edhe Manchester City është hedhur në sulm për talentin spanjoll.

“Manchester Evening News” raporton se pas dështimit për ta transferuar Alexis Sanchezin, Pep Guardiola do të këmbëngulë gjatë verës për ta transferuar me çdo kush Asension, pasi beson se spanjolli do të lë gjurmë në botën e futbollit me talentin që posedon.

Asensio ka shënuar tetë gola në 29 paraqitje këtë edicion, shumicën e sfida e ka luajtur duke ardhur nga stoli.

Në fitoren 7:1 të Realit kundër Deportivos të dielën, Asensio nuk u inkuadrua as në pjesën e dytë.

 

Shpërndaje në: