Përparësia e Kosovës në raport me Kroacinë

Përparësia e Kosovës në raport me Kroacinë

Për Sportin Total në KTV, Kozniku ka thënë se Kosova e njeh Kroacinë, ndërsa Kroacia nuk e njeh Kosovën dhe kjo është përparësia e ekipit kosovar.

“Kosova e ka parë Kroacinë në disa ndeshje dhe mund ta njohë se si luan, ia njeh lojtarët, ka mundur t’i analizojë, ndërsa Kroacia nuk e njeh mirë Kosovën. Kjo është përparësia që ka Kosova në raport me Kroacinë”, ka thënë ai duke shtuar se kroatët në Shkodër do të udhëtojnë me motivim për fitore.

Kosovë – Kroaci zhvillohet të enjten në “Loro Boriçi” në xhiron e dytë të Grupit I.

Shpërndaje në: