“Rebesh” golash në fundjavën që lamë pas në futboll
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e ligave në evropë. Fituan shumica e favoritëve.
Në Angli fituan të gjithë favoritët. Manchester City fitoi kundër Newcastle me rezultat 3:1, Manchester United i vendit të dytë mposhti Burnleyn në udhëtim me rezultat 1:0. Ndërsa, Chelsea fitoi si musafir i Brightonit fitoi me rezultat bindës 4:0. Arsenali fitoi 4:1 kundër Crystal Palace. Ndërsa, Tottenham nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Southamptonit në udhëtim, transmeton Periskopi.



Sot, Liverpooli e zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Swanseas në udhëtim, ndëshja zhvillohet në ora 21:00.
Në Spanjë, pati rebesh golash. Lideri Barcelona mposhti Betisin me rezultat 5:0. Ndërsa, Real Madridi ‘shkatërroi’ Deportivo La Cournan me rezultat 7:1. Atletico Madrid u befasua nga Girona. Ata u ndalën me vetëm një barazim 1:1. Por, më befasuese ishte humbje e Valencias ndaj Las Palmasit me rezultat 2:1.


Në Itali, Napoli fitoi kundër Atlantas me rezultat minimal 1:0. Lazio fitoi bindshëm kundër Chievo me rezultat 5:1. Ndërsa Milani fitoi si musafir i Cagliarit me rezultat 2:1.

Në derbin e javës së Serie A-së, Inter – Roma u luajt ndeshje e bukur, por nuk pati fitues.
Sot, Juventusi luan kundër Genoas në ora 20:45.

Në Francë, Lyoni mposhti PSG në derbin e javës me rezultat 2:1. Monaco fitoi bindshëm kundër Metz me rezultat 3:1.

Në bundesligën gjermane, Bayern Munich arriti të fitoi kundër Werder Bremenit me rezultat 4:2, dhe tash e rrit distancën në 16 pikë ndaj ndjeksëve tjerë.

Në derbin holandez “De Klassikier” në mes të Ajaxit dhe Feyeenoordit, fituan kryeqytetasit me rezultat 2:0. Ajaxi është pesë pikë mrapa PSV-së së vendit të parë, që fitoi kundër Heraclesit me rezultat 2:1. /Periskopi



