Berlusconi: Milani kundër të gjitha parimeve të futbollit, nuk e shikoj më

Berlusconi: Milani kundër të gjitha parimeve të futbollit, nuk e shikoj më

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, zbulon se ai nuk ish-skuadra e tij nuk është e suksesshme, por as luan futboll të bukur, çka ka bërë që ai të mos i ndjekë më ndeshjet e kuqezinjve. “Stili i tyre i lojës shkon kundër të gjitha parimeve të futbollit.”

Berlusconi e ka kritikuar Milanin disa herë, që nga shitja e tij vitin e kaluar dhe tashmë ka shkuar aq larg, sa t’i braktisë kuqezinjtë, që “nuk kanë ndjekur këshillën time”. “Unë nuk i shikoj më, sepse stili i tyre i lojës shkon kundër të gjitha parimeve të futbollit, me të cilin unë u bëra presidenti më i suksesshëm në historinë e tyre, – i tha “LA7”, 80-vjeçari. – Ata nuk e ndoqën këshillën time”.

Shpërndaje në: