Manchester City | 65 milionë euro për mbrojtësin e La Ligas

Manchester City | 65 milionë euro për mbrojtësin e La Ligas

Skuadra e Manchester Cityt po insiston për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Për kartonin e tij skuadra angleze ka ofruar një dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh, ka njoftuar e përditshmja spanjolle “AS”.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv.

Laporte është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga, kurse me Bilbaon ka mbi 200 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në qershorin e vitit 2020.

Më herët interesim për Laporten pati treguar edhe Barcelona, që u tërhoq për shkak të çmimit të lartë, për të transferuar më pas kolumbianin Yerry Mina.

Shpërndaje në: