Legjenda e Anglisë: 50 % e futbollistëve profesionistë luajnë bastore
Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë në futboll, Joey Barton, ka pohuar se 50% e futbollistëve profesionistë vënë baste në ndeshje futbolli.
Ai ka thënë se bastvënie është futur në sport në mënyrë kulturore, shkruan BBC.
Ish-mesfushori i Burnley, tani 35-vjeçar, u suspendua nga Federata e Futbollit Anglez në prill të vitit 2017 për shkelje të rregullave të bastvënies.

“Mendoj se nëse zbulojnë se kush ka vënë baste dhe i luftojnë ata, atëherë do ta suspendonin gjysmë e ligës. Mendoj se 50% e lojtarëve do të përjashtoheshin”, ka thënë Barton për BBC



