Lucas Moura gëzon fansat e Arsenalit

Lucas Moura gëzon fansat e Arsenalit

Lucas Moura ka bërë të ditur dëshirën që të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori brazilian Lucas dëshiron të largohet nga ‘Ligue 1’, pasi që nuk po gjenë vend në formacion bazë të Paris Saint-Germainit, duke bërë vetëm gjashtë paraqitje këtë sezon.

Ishte raportuar se Arsenali dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për shërbimet e yllit të vlerësuar 40 milionë euro, derisa Manchester United besohet se e kanë admiruar atë që një kohë të gjatë.

Ai po ashtu ishte i lidhur me një transferim në La Liga, me Betisin dhe Malagan që u mendua se kanë shprehur interesim për një huazim të mundshëm të brazilianit.

Shpërndaje në: