Vdes babai i xhezit të Afrikës së Jugut (Video)

Vdes babai i xhezit të Afrikës së Jugut (Video)

Trumpetisti  legjendar i xhezit, Hugh Masekela, një figurë kryesore në luftën për t’i dhënë fund apartheidit dhe “babai i xhazit të Afrikës së Jugut”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Në një deklaratë, familja e tij tha se ka ndërruar jetë në Johanesburg “pas një beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin e prostatës”.

Masekela fitoi njohje globale me tingullin e tij të veçantë Afro-Jazz dhe hitet si “Soweto Blues”, transmeton Klan Kosova.

Kënga e vitit 1977 u bë sinonim i lëvizjes anti-aparteid.

Në një deklaratë, Presidenti i Afrikës së Jugut,Jacob Zuma tha se vdekja e Masekela ishte “një humbje e madhe për industrinë e muzikës dhe për vendin në përgjithësi”.

Shpërndaje në: