Zyrtare: Chelsea me dy mungesa të mëdha kundër Arsenalit
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas nuk do të luajnë ndaj Arsenalit.
Conte në një konferencë për shtyp para ndeshjes konfirmoi ai nuk e ka gjithë ekipin në dispozicion.
Chelsea përballet me Arsenalin të mërkurën në kuadër të Carabao Cup.
Morata dhe Fabregas konsiderohen prej futbollistëve më të mirë ofensiv dhe pa dyshim se do t’i mungojnë Chelseat.
Conte në këtë konferencë konfirmoi tendencën e tij për të siguruar finalen e këtij trofeu.



