Luis Suarez merr një dhuratë të çmueshme për ditëlindje

Luis Suarez merr një dhuratë të çmueshme për ditëlindje

Urugajani, Luis Suarez, sot ka mbushur 31 vjet. Ai, po ashtu e pranoi një ‘dhuratë’ nga La Liga, pasi u shpallë lojtari më i mirë i muajit dhjetor.  

‘El pistolero’ shënoi pesë gola në katër ndeshje, gjithashtu duke gjetur rrjetën në të gjitha takimet e luajtura.

Në total në La Liga, Suarezi ka shënuar 15 gola, duke u radhitur i dyti vetëm pas bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi. /Periskopi.

Shpërndaje në: