‘Do të përmendi vetëm një emër’ | Klopp flet për zgjidhjen e problemit të portierit

‘Do të përmendi vetëm një emër’ | Klopp flet për zgjidhjen e problemit të portierit

Bosi i Liverpoolit beson se zgjidhja më e mirë për krizën e portierit është që të rikthejë besimin te ata që i ka në dispozicion, e jo që të shkojë të kërkojë ndonjë tjetër në tregun e transferimeve.

‘Të kuqtë’ janë lidhur me shumë portier, me Jack Butland të Stoke Cityt, si interesimi më i fundit, i cili ka pranuar më shumë gola (28) se nga të gjithë portieret e top pesshës të Premier Ligës, raporton ‘Squawka’, transmeton Periskopi.

Klopp vazhdimisht ka bërë rotacione me portierët Simon Mingolet dhe Loris Karius, ky i fundit tashmë po luan më shumë ndeshje se belgu Mignolet.

“Do të përmendi vetëm një emër”. “Të gjithë janë duke folur për atë dhe ai është Butland. Une e kam parë atë vetëm në një ndeshje (kundër Manchester Unitedit të hënën). Portier fantastik, por a ishte ai përfekt? Jo. Nuk ishte në formë në atë ndeshje. Por të gjithë thonë se ‘prapë është më i mirë se portieret tanë’.

“Nuk ka asnjë kuptim nëse ai vjen dhe bën gabim në ndeshjen e tij të parë. Të gjithë më pas do të thonë: ‘Neve na duhet një tjetër portier, dhe një tjetër dhe një tjetër.’ Duhet të qetësohemi.

“Nuk është rasti kur ‘duhet të marrim ndonjë tjetër’, është që ta gjejmë zgjidhjen e duhur dhe zgjidhja e duhur është këtu me neve”, përfundoi Jurgen Klopp /Periskopi

Shpërndaje në: