Majlinda Kelmendi humb një vend në ranglistën botërore | Ngriten Nora, Akili dhe Distria (Foto)
Xhudoja e Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kuadër të garës “Grand Prix Tunis”.
Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova i kanë sjell vendit tonë një medalje të artë dhe dy të argjendta.
Nora ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, e cila gjë ka bërë që të ketë ngritje në ranglistën botërore, ku ka fituar një pozitë duke u renditur në vendin e gjashtë me 3390 pikë.
Ngritjen më të madhe e ka Akil Gjakova, i cili nga vendi i 31 ka kaluar në të 17-tën në saje të 1465 pikë.
Ndryshe, xhudistet tanë do të marrin pjesë edhe në shumë garat ndërkombëtare, ku pritet të ketë edhe suksese të tjera.
Theksojmë se Nora, Akili dhe Distria janë shpërblyer tashmë për sukseset e arritura në garën e fundit.






