Pesë futbollistët më të pafat ndonjëherë
Nga pranimi i së paku një goli në 45 ndeshje me radhë në Champions League i Igor Akinfeev e deri të ekzekutimi i Escobarit, pasi që shënoi autogol shtetit të vetë, Kolumbisë, këta janë pesë futbollistët më të pafat ndonjeherë, transmeton Periskopi.
- Igor Akinfeev
Një rekord unik por katastrofal u mbajtë nga portieri rus – 45 ndeshje radhazi në Ligën e Kamiponëve deshtoi të mbajë portën e paprekur.
Shpesh u cilësua si pasardhësi adekuat i Van Der Saarit, ai ishte skautuar nga Manchester United e cila vetëm përfundoi në dëshpërim.
Dhe më në fund fati i tij ‘buzëqeshi’, kur CSKA e Moskës arriti të fitojë kundër Benfikës me rezultat 2:0. Kështu, Akinfeev më në fund arrit të mbajë portën e paprekur.

- Eusebio
Lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Luis Figo u inspiruan nga njëri nga lojtarët më të mirë portugez, gjithashtu edhe njëri nga futbollistët më të mirë të viteve 50-të dhe 60-të. Eusebio bashkë me Bela Guttman dërguan Benfikën në futbollin evropian, duke fituar në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Ky sukses bëri Guttmanin që do të kërkonte pagë më të mirë, e cila u mohua fuqimisht nga Benfika. I pakënaqur, Guttman bëri një mallkim ndaj Benfikas, ku tha që Benfika mos të fitojë asnjëherë në Evropë në 100 vitet e ardhshme.
Ky mallkim pati ‘sukses’. Ku në 7 finale që i luajti Benfika nuk arriti të fitojë asnjëherë.
Eusebio vizitoi varrin e Guttman për ta hequr mallkimin, por rezultoi me një tjetër humbje në finale.

- Michael Ballack
Nuk ka asnjë dyshim se Ballack është një ndër lojtarët më të mirë gjerman ndonjëherë. Gjermani fitoi 5 tituj të ligave dhe disa tituj të tjerë me skuadrat si: Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea.
Është Evropa, e cila e pa atë duke iu afruar fitimit të kupave, por asnjeherë nuk ia arriti. Sezoni 2002/03 mund të cilësohet padyshim se është sezoni më i keq në jetën e tij. Leverkusen ishte duke luftuar për t’i fituar tri tituj. Gjërat u bënë të hidhura kur Borussia Dortmund fitoi ligën, Schalke fitoi kupën dhe goli i Zidanes në finale të Ligës së Kampionëve, e la Ballackun duar bosh, transmeton Periskopi.
Por kjo nuk ishte e tëra në atë vit. Në finale të Kupës së Botës, Gjermani humbi nga Brazili me rezultat 2:0. Ku pas një gabimi të kobshëm nga portieri gjerman, Oliver Kahn i dha Brazilit një epërsi të hershme.

- Aaron Ramsey
Kjo është storia më qesharake dhe më e rrallë e ndëgjuar ndonjëherë.
Ramsey u cilësua si Giggsi i ardhshëm në Uells, dhe pas Gareth Bale, vlerësohet shumë në vendin e tij. Megjithatë, uellsiani akuzohet për diçka qesheraka dhe intriguese.
Një person i famshëm do të vdiste pas çdo goli të shënuar nga ai. Steve Jobs, Alan Rickman, Whitney Houston, Paul Walker, Osama Bin Laden e shumë të tjerë vdiqën pas golit të Ramseyt. Pjesa më e mirë është se koha prej që ai ka shënuar e deri të vdekje e të dikujt të famshmëm është 2 deri në 3 ditë.

1. Andres Escobar
Ai u egzekutua pasi që shënoi autogol për shtetin e vet, Kolumbinë.
Para afërsisht një jave, ai që urdhëroi vrasjen e tij u dënua me burg. /Periskopi




