Këto janë datat e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në futboll, në Ligën e Kombëve

Këto janë datat e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në futboll, në Ligën e Kombëve

Tashmë Kosova ka mësuar kundërshtarët në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja jonë do të takohet në kuadër të kësaj gare me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Pikërisht kundër kësaj të fundit, Kosova do të luajë ndeshjen e parë në këtë garë, e cila po mbahet për herë të parë në histori të futbollit.

Vetëm tri ditë më pas, Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe, prej orës 20:45.

Kosova – Malta zhvillohet më 11 tetor ndërsa nuk është bërë e ditur ora e nisjes së ndeshjes.

Në ndeshjen e katërt, Kosova do të jetë mysafire e Ishujve Faroe më 14 tetor.

Një muaj më pas, më 17 nëntor, Kosova udhëton në Maltë, kurse ndeshje e fundit e luan si vendas më 20 Nëntor ndaj Azerbejxhanit.

 

Shpërndaje në: