Bashkimi i Prizrenit e mposht Tiranën
Skuadra basketbollistike nga Prizreni ka fituar kundër Tiranës, në kuadër të Ligës Ballkanike në Basketboll.
Ndeshja u desh të shkohej në vazhdime pasi që Tirana shënoi në sekonden e fundit, por pas pesë minuteshit të parë, kosovarët ishin më të shkathtë dhe fituan ndeshjen me rezultat 101:95.
Ndeshja u luajt në palestrën ‘Sezai Surroi’, ku kishte shumë pak shikues, kjo për shkak të ftohtit që mbanë në palestrat tona të mjerueshme.
Bashkimi dhe Tirana para kësaj ndeshje i kishin pikët e barabarta, gjithsej nëntë. Prizrenasit, mbetën në pozitën e pestë me 11 pikë, po ashtu as Tirana që është një vend më poshtë se Bashkimi, nuk ndrron pozitë, duke marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje. /Periskopi



