Eliminohet Chelsea | Manchester City dhe Arsenal në finale

Eliminohet Chelsea | Manchester City dhe Arsenal në finale

Arsenal ka fituar ndeshjen e dytë kundër Chelseat që u zhvillua sot në kuadër të kupës ‘Carabao’ me rezultat 2:1. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e Chelseat ‘Stamford Bridge’ përfundoi 0:0. Arsenali në finale do të luaj kundër Manchester Cityt në ‘Wembley’.

Të parët që shënuan ishin ‘blutë’ me anë të Hazardit që në minutën e shtatë të ndeshjes. Pesë minuta më vonë pas një devijimi nga goditja e Nacho Monreal, në portën e gabuar shënoi Rudiger, para se të shkonte topi në kokën e gjermanit, njëherë u godit nga Marcos Alonso. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, transmeton Periskopi.

Në pjesën e dytë, Arsenali luajti më mirë dhe me golin e Granit Xhakës, fitoi ndeshjen.

Lojtar i ndeshjes u shpallë, Nacho Monreal. /Periskopi

Shpërndaje në: