Carvajal: Na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve
Gjiganti spanjoll u eliminua befasisht nga Leganes të mërkurën mbrëma, prandaj e vetmja garë ku mund të luftojë për triumf tash i mbetet Liga e Kampionëve
Dani Carvajal është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit të Real Madrid nga Kupa e Mbretit, të mërkurën mbrëma.
Los Blancos u mposhtën me rezultat 1-2 nga Leganes, ndërsa të parën përballje e patën fituar me vetëm një gol të shënuar.
Kështu, duke qenë shumë prapa Barcelona në La Liga, skuadrës kampione të Spanjës, Europës dhe Botës, i mbetet vetëm Liga e Kampionëve si garë e mundshme për triumf.
“Duhet të jemi realist, na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve”.
“Është e vetmja garë që na ofron mundësi për ta fituar, është Liga e Kampionëve”.



