Pamela Anderson mbron Julian Assange

Pamela Anderson mbron Julian Assange

Assange është një gjeni, dhe akuzat për përdhunim kundër tij janë një organizim.

Ish-lepuroshja e Playboy është në marrëdhënie të ngushtë me themeluesin e WikiLeaks.

Ylli i Baywatch, Pamela Anderson (50), ka konfirmuar marrëdhëniet e saj të ngushtë me Julian Assange.

“Unë më me dëshirë do të isha mikja e tij se sa e çdokujt tjetër. Është plot me informacione, ka një perspektivë të gjerë dhe është gjeni. Ai është duke u përpjekur për të ndihmuar njerëzit dhe mendoj se qëllimi përfundimtar është për të ndaluar këto luftëra pa kuptim”, tha Pamela.

Seks-bomba thotë se është mike e mirë e Assange dhe kujdeset për shëndetin e tij.

“Ajo që ai po bën është shumë e rëndësishme. Akuzat kundër tij për përdhunim janë kurdisje. Këtu nuk ka të vërtetë, “tha Pamela.

Shpërndaje në: