UEFA heton transferimin e Alexis Sanchezit

UEFA heton transferimin e Alexis Sanchezit

Alexis Sanchez vulosi një lëvizje nga Arsenali te Manchester United të hënën.

Por sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, oficerët e kontrollit anti-doping të UEFA-s arritën në qendrën stërvitore të Arsenalit të hënën për të testuar lojtarët dhe Sanchez ishte midis atyre që u përzgjodhën.

Megjithatë, thuhet se kilianit i është dhënë leja nga Arsenali për të udhëtuar në Mançester dhe për të finalizuar lëvizjen e tij dhe për të kryer vizitat mjeksore. Dhe kjo do të thoshte se Sanchez humbi provën e kërkuar, shkruan Sovrani

Raporti thotë se Arsenali dhe United do të duhet të paraqiten para UEFA-s dhe të japin arsyet pse Sanchez nuk ishte në dispozicion.

Shpërndaje në: