Barcelona nuk gabon, kalon në gjysëmfinale të ‘Kupës së Mbretit’ (Foto/Video)
Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të ‘Kupës së Mbretit’, pasi që kanë eliminuar Espanyolin.
Katalanasit i bashkohen Sevillës, Valencias dhe Leganesit në gjysmëfinale. Sevilla eliminoi Atletico Madridin, ndërsa Valencia arriti të fitojë vetëm në penallti ndaj finalistit të vitit të kaluar, Alavesit. Befasinë më të madhe e bëri Leganes, të cilët eliminuan Real Madridin dhe atë me fitore midis ‘Santiago Bernabeut’, transmeton Periskopi.

Barcelona me golat e Suarezit dhe Lionel Messit, që në pjesën e parë, siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.


Në këtë ndeshje debutoi Coutinho në minutën e 68’të, kur hyri në vend të Andres Iniestës. Ai bëri një paraqitje të kënaqshme. Coutinho arriti t’i kompletojë 25 pasime të sakta (86%), i bëri dy driblime të suksesshme nga dy sosh të tentuara. /Periskopi
http://www.dailymotion.com/video/x6dp458
http://www.dailymotion.com/video/x6dp4k4



