“New York Times”: Aleatë apo terroristë, kush janë luftëtarët kurdë të Sirisë?
Ata po kërkojnë që të pastrojnë kufijtë e tyre dhe të ndërtojnë një shoqëri pa shtetësi. Femrat e tyre luftëtarë luftojnë përkrah meshkujve. Si majtistë, dhe anti-islamistë ka tërhequr shumë vullnetarë amerikanë dhe evropianë që t’i bashkohen kauzës së tyre.
Luftëtarët kurdë të cilët kanë luftuar kundër shtetit islamik xhihadist janë konsideruar si partner të besueshëm nga SHBA. Por, Turqia dhe disa aleatë të NATO-s dhe SHBA-së, për ata kurdët janë terroristë.
Grupi kurd, i njohur si Njësia Mbrojtëse e Popullit apo Y.P.G., është duke u përballur në një betejë të përshkallëzuar me forcat turke në veriperëndim të Sirisë, duke ndërlikuar politikën amerikane.
Grupi ka lidhje të thella me Partinë e Punës së Kurdistanit, e njohur si P.K.K. Turqia dhe SHBA këtë grup e konsiderojnë si organizatë terroriste e cila ka kryer sulme separatiste brenda shtetit turk.
Përderisa, Y.P.G. e hedhin poshtë grupin e P.K.K., në zonat e tyre është i shfaqur fotografia e liderit të P.K.K., Abdullah Ocalan, i shikuar nga turqit njësoj siç amerikanët e shihnin Osama bin Ladenin.
Një gjë ështe e qartë: Shtetet e Bashkuara, të cilat janë mbështetur fort në luftëtarët kurdë për të zmbrapsur shtetin islamik nga Siria verilindore, ka nënvlerësuar vazhdimisht kompleksitetin e aleancës me kurdët, një politikë që disa analistë e quajnë injorancë me paramendim.
“Natyrisht SHBA zgjodhi të shihte mënyrën tjetër, nga ajo që konsiderohej domosdoshmëri për ndërtimin e një aleance për të kapur shpejt territorin nga Daesh,” thotë Noah Bonsey, një analist sirian.
“SHBA ka arsye për ta mbështetur Y.P.G.,” tha ai.
Por bashkëpunimi i SHBA-së me Y.P.G., përfshirë furnizimin me armë, ka bërë që SHBA-në ta hedhë në një përplasje me Turqinë.
Analisti kurd, Xelil tha se amerikanët kanë nevojë për kurdët për të arritur objektivat në Siri, si largimi i influencës iraniane./Periskopi/






