Kështu se keni parë asnjëherë ‘Xhbanen’ e ‘O sa mirë’ (Foto)
Arjola Demiri është ndër aktoret më të dashura dhe më të pëlqyera të serialit ‘O sa mirë’.
Me rolin e saj si një vajzë ‘burrërore’ e ardhur nga një vend me zakone dhe tradita të tilla, Xhbanja ka arritur të fitojë zemrat e publikut shqiptar.

Përveç kësaj, Xhbanja është aktive edhe në rrjetet sociale e cila nuk heziton të shpërndajë imazhe me ndjekësit që ka, e në këto të fundit na ka befasuar me pamjen, që jemi mësuar të shohim në serial.
Me këto tipare kaq të veçanta dhe karakteristike, Xhbanja shquhet për pamjen dhe dukjen, e cila edhe pse është nënë e tre fëmijëve duket më në formë se kurrë.
Ndryshe, në serialin ‘O sa mirë’ ka luajtur disa sezone me një rol të mrekullueshëm dhe mjaft të pëlqyer, por që siç duket nuk është më pjesë e këtij seriali.




