Juventus kërkon talentë në Gjilan

Juventus kërkon talentë në Gjilan

Hapjen e këtij kampi e ka bërë përgjegjësi për sport në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili shpreson se ky kamp do të rezultojë me sukses në përzgjedhjen e ndonjë talenti.

“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shumë talentë”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”.

Shpërndaje në: