Seedorf në bisedime me skuadrën e madhe spanjolle, për drejtimin e pankinës
Legjendari holandez, Clarence Seedorf është afër rikthimit në pankinë.
Ish ylli i Realit, Milanit, Ajaxit dhe shumë skuadrave tjera është në bisedime me skuadrën e Deportivo La Corunës. Seedorf pritet të zëvëndësoi Cristobal Parralon në rast të shkarkimit të tij.
Seedorf detyrën e trajnerit e ka kryer më parë te Milani dhe skuadra kineze, Shenzen.



