Sadiku rikthehet me gol te Legia e Warshavës (Video)
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë për ekipin polak në minutën e 32-të, ndërkohë që Legia ka arritur të fitojë ndeshjen me rezultatin 2-0.
Që pas kalimit te Legia, për Sadikun ka pasur shpesh kritika nga shtypi polak dhe tifozët. Sadiku pritet të aktivizohet si titullar me polakët pas dëmtimit të sulmuesit kryesor të ekipit.



