E konfirmon Afërdita: Po bëhem nuse
Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka kohë që ka konfirmuar lidhjen me holeistin çek, Jakub Kindl.
Javë më parë, Jakub dhe Afërdita u fejuan në një ambient përrallor në Çeki.
Por, duket se çifti kanë vendosur që menjëherë ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.
Afërdita këto ditë po pushon në Miami bashkë me nënën e saj dhe nga atje dha lajmin për martesën.
“Diçka e madhe po vjen…”, ka shkruar modelja në njërin postim në rrjete sociale, duke i vënë kështu emoji të nuses.
Ndërsa, në një tjetër ajo shkroi “Nuse për tu bërë”, që është sinjal se shumë shpejt do ta shohim para altarit, shkruan lajmi.




