Prishtina transferon basketbollistin kroat
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit kaltërebardhë në Facebook.
“KB Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me lojtarin kroat, Goran Vrbanc”, thuhet në këtë njoftim.
Ai ka luajtur në ekipet më prestigjioze kroate si KK Zadar, KK Zagreb, KK Rijeka dhe KK Cibona. Me KK Cibonen ai pati edhe paraqitje mjaft te suksesshme ne Euroligë.
Karrierën e tij e filloi në KK Rijeka ku për tri sezone kishte mesatare prej 15.6 pikë për ndeshje. Në sezonin 2010/2011, me KK Cibona kishte 9.5 pikë për ndeshje dhe 1.3 asistime. Në sezonin 2011/2012 me KK Zadar kishte 14.5 pikë për ndeshje, 0.9 topa të vjedhur dhe 1.3 asistime. Në sezonin 2013/2014 ai me Panevezys kishte 14.6 kërcime dhe 3.1 kërcime për ndeshje.
Së fundmi ai ishte lojtar i Szolnoki Olaj në Hungari ku në 27 ndeshje kishte 9.3 pikë dhe 2.5 kërcime për ndeshje. Në Eurocup vitin e kaluar kishte 6.3 pikë për ndeshje, 2 asistime dhe 2 kërcime për ndeshje.



