Vettel penalizohet 3 pozicione për garën e Japonisë
Ky ka qenë vendimi i komisarëve të garës pas incidentit me Verstapen në kthesën e parë të pistës së Sepangut, teksa në tentativë për të parakaluar holandezin, piloti gjerman goditi Nico Rosberg. Një një prononcim në sajtin e Ferrarit, Vettel e kërkoi publikisht falje kolegut të tij gjerman.
“U nisa mirë dhe më pas u gjenda përkrah Verstapen. Të dy po luftonim me njëri-tjetrin, kur në kthesën e parë Niko preu nga brenda. Isha me shpejtësi dhe në atë pikë, i shtyrë edhe nga Verstapen, nuk munda të frenoja. Bëra gjithcka për të shmangur përplasjen, por ishte e pa mundur ta evitoja aksidentin. Ishte një fatkeqësi sepse shkatërrova garën time dhe atë të Rosberg. Dua t’i kërkoj falje, sepse aksidenti nuk ka të bëjë me pozicionin e tij.”
I pakënqur me atë që ndodhi në Sepang u shpreh edhe shefi i skuadrës së Ferrarit, Maurizio Arrivabene, për të cilin vendi i katërt i Raikkonen është i pamjaftueshëm.



