Hetemaj tregon arsyen pse zgjodhi Finlandën e jo Kosovën
Futbollisti drenicas thotë se kjo ishte zgjedhja më e vështirë e jetës, por thotë se vendimi i tij për të luajtur me Finlandës edhe më tutje ishte më i mirë.
“Nuk ishte një gjë e thjeshtë. Janë dy vende që i dua dhe që do të doja t’i përfaqësoja të dyja, por kjo nuk është e mundshme”, ka thënë Hetemaj në konferencë për shtyp të hënën.
Ai e ka diskutuar këtë çështje për një kohë të gjatë me familjen dhe në fund e ka falënderuar Kosovën, por që vendosi të vazhdonte aty ku e kishte nisur. Ndikim në këtë zgjedhje pati edhe vëllai i tij i vogël, përcjellë Zëri.
“Mehmeti e kishte një rol të madh dhe tha se nuk do të bëja asnjë gabim sikur ta zgjidhja cilindo opsion, pasi të dyja opsionet ishin korrekte. Familja në Kosovë shpresonte ta përfaqësoja Kosovën, do të ishte nder për ta. Në fund, ndjeva që ishte më e mirë të vazhdoja me Finlandën”, ka përfunduar Hetemaj, i cili insiston se zgjedhja më e lehtë do të ishte pensionimi nga Kombëtarja. /Periskopi.com



