Arsenali klubi me më së shumti të ardhura

Arsenali klubi me më së shumti të ardhura

Besoni ose jo, londinezët kanë më shumë të ardhura sesa tre klube të mëdha së bashku, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich.

Drejtori i Arsenalit, Sir Chips Keswick thotë se të ardhurat kaq të larta të klubit nga Emirates Stadium do të nxisin edhe më shumë spekulimet për transferime.

“Rezervat tona të parave në fund të vitit qëndrojnë 226 milionë funte dhe padyshim se kjo shifër do të nxisë spekulime të zakonshme nga tifozët dhe komentatorët rreth transferimeve”, deklaroi ai.

Borxhet e paguara nga klubi i Arsenalit për ndërtimin e stadiumit Emirates kanë marrë fund, dhe investimet në transferime kanë nisur të rriten viteve të fundit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: