Deshi të provokoj pak, por ja çka i ndodhi Gentës në këtë video

Deshi të provokoj pak, por ja çka i ndodhi Gentës në këtë video

Genta Ismajli këngëtarja gjilanase e cila tashmë mban statusin e vajzës “beqare”, mbrëmjen që lamë pas, deshi të provokoj me stilin e saj që tashmë të gjithë e njohim, duke futur gishtin në gojë.

Skenë kjo e përsëritur disa herë nga Genta dhe nga këngëtaret tjera të cilat duan të duken sa më “hot”, shkruan “Kosovarja”.

E gjersa Genta mundohej të bëhej shumë përvëluese, ishte Fifi ajo e cila e xhironte. Në një moment Genta e vëren se është duke u regjistruar veprimi i saj, ajo ndalon dhe bëhet sikur nuk ndodhi asgjë! Madje fillon të qeshet me veprimin e saj.

E, në anën tjetër Fifi e lëshon një koment me zërin e saj drejtuar shikuesve, ku thotë: “Lujti Genta”. Të ketë luajtur vërtet Genta, si mendoni?/Kosovarja/

Shpërndaje në: