Zyrtare, Sadiku kalon te Levante në La Liga
Përmes një komunikate zyrtare në faqen e internetit dhe rrjetet sociale, klubi spanjoll i Levantes ka njoftuar blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, kartonin e të cilit e zotëronte deri më sot ekipi polak i Legia Varshavës.
Sadiku, i lindur në Cërrik të Elbasanit më 27 maj të 1991-shit, ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020.
Në faqen e internetit të Levantes jepet edhe një përshkrim i shkurtër i lojtarit dhe karrierës së tij sportive. Sadiku ka debutuar në vitin 2008 me Turbinën e Cërrikut, ndërsa një sezon më pas kaloi te Gramozi i Ersekës. Më pas, në sezonin 2010-2011 e bleu Elbasani, për të mbyllur pikërisht në këtë klub aventurën shqiptare e për të bërë kapërcimin e madh drejt futbollit europian./TCH/



