LIVE: ‘The Deadline Day’- Dita e fundit e transferimeve në futboll
Ligat kryesore evropiane, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1, janë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për vitin 2018.
Duke qenë se kanë mbetur edhe shumë marrëveshje të pambaruara, në orët në vazhdim klubet do t’i bëjnë përpjekjet e fundit për t’i realizuar transferimet që i kanë planifikuar.
Periskopi iu sjellë transferimet që do të bëhen në ditën e fundit të këtij afati kalimtar.
Mirëpritje në gjuhën shqipe për kosovarin Rashica nga Werder
Evertoni arrin marrëveshje për Mangalan
Evertoni ka arritur marrëveshje për huazimin e Eliaquim Mangalas nga Manchester City, me opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Zyrtare: Olivier Giroud-së ia zë vendin Auba, ai largohet drejt Chelseat (Foto)
https://periskopi.com/zyrtare-ish-lojtari-barcelones-transferohet-ne-sevilla/
Leicesteri po kërkon zëvendësues të Mahrez
Manchester City është inkurajuar në përpjekjet për transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City, duke qenë se klubi i tij po kërkon një zëvendësues.


Samir Nasri ka mbetur lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi skuadra turke Antalyaspor ia ka ndërprerë kontratën atij.
Vetëm gjysmë sezoni pasi u transferua nga Manchester City te klubi turk, francezi tani e gjen veten në kërkim të një klubi të ri, pasi problemet financiare të Antalyaspor bënë që ai të lirohej nga klubi, raporton Sky Sports.
Si lojtar pa kontratë, ish-yllit të Arsenalit i duhet të presë deri në fund të afatit kalimtar të janarit para se t’i bashkohet ndonjë klubit tjetër.

Kamer Qaka mund të kalojë te Getafe
Mesfushori shqiptar, Kamer Qaka, është ndër emrat më të përfolur të afatit të janarit.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka bërë mjaft mirë në kampionatin rumun me ekipin e CSM lasi-it.
22-vjeçari ka zgjuar interesin e shumë ekipeve, së fundmi, në garë për të është futur edhe skuadra e La Ligas, Getafe.

Galata kërkon huazimin e Andre Gomes
Galatasaray kërkon huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes.
Ky i fundit pas transferimit të Philippe Coutinhos edhe më pak ka hapësira te klubi katalunas. “Cim Bom Bom” po e kërkon portugezin në formë huazimi për një periudhë gjashtë mujore.




