Zyrtare: Tottenham transferon mesfushorin e PSG-së (Foto)
Tottenham Hotspur e ka kompletuar transferimin e Lucas Mouras nga Paris Saint-Germaini dhe ai ka nënshkruar kontratë prej pesë vite e gjysmë.
Lucas Moura ishte i kërkuar edhe nga Arsenali, po Tottenhami arriti të nënshkruajë me brazilianin.
25 vjeçari erdhi në Paris Saint-Germain nga Sao Paulo në vitin 2013. Ai për franezët në 152 paraqitje shënoi 33 gola.
Ai edhe pse është një lojar i klasit të lartë nuk gjeti vend në formacionin e Unai Emery. Tottenham cilësohet si një skuadër e denjë për të. /Periskopi





