A është kjo shtëpia më luksoze që keni parë?
Kjo është shtëpia që mund të ëndërrojë gjithkush. Për 17 milionë sterlina ju mund të bëheni pronar i kësaj vile në Londër.
Ajo sapo është ndërtuar dhe quhet Whitelands.
Mes gjërave luksoze të shtëpisë është një dhomë ballosh, e cila transformohet në pishinë me një të shtypur të butonit.
Duhen vetëm gjashtë minuta që dyshemeja të ulet dhe të mbushet me ujë me një thellësi prej 1.85 metra.
Shtëpia ka pesë dhoma gjumi dhe mjaftueshëm hapësirë për miqtë.
Parkingu është një mrekulli tjetër. Nuk keni nevojë që të ktheni makinën mbrapsht për të parkuar, pasi ajo rrotullohet sapo futet brenda.
Në qilar ka disa prej verërave më të shtrenjta në botë.
Veç kësaj keni edhe një sauna, kinema, dhomë lojërash, një palestër, etj.













