Ju kujtohet Dzajici: futbollisti serb që u lavdërua nga legjendat e futbollit

Ju kujtohet Dzajici: futbollisti serb që u lavdërua nga legjendat e futbollit

Ana tjetër e penzionimit, me ditët e dhimbshme të kohës së lirë, kujtimet shpesh mund të jenë gjëja më e çmuar për ish-futbollistët.

Disa prej tyre kujtohen nga komplimentet që i ipen nga tifozët e tyre, ata që me kënaqësi i ndajnë pagën e tyre, javë pas jave, vetëm për ti shikuar ata duke luajtuar.

Për serbin Dragan Dzajic, talentin më të madh të shtetit të tij, momenti më i mirë ishte jo tjetër veçse ai me Pelen. “Dzajic është mrrekullia e Ballkanit – një magjistar i vërtetë,” tha sulmuesi legjendar i Brazilit, pasi që të dy u ndeshen në  vitin 1968, “Mua më vije keq se ai nuk është brazilian sepse nuk kam parë kurrë një lojtarë kaq natyral”.

Që nga atëherë asnjë serb nuk ka dalur dhe zor as që do të del ndonjë më i mirë se Dzajic, edhe pse pas 40 vitesh që e përfundoi karrierën.

Ai nënshkroi për Crvena Zvezden në vitin 1963, kur ishte vetëm 17 vjeç. Në hapat e tij të parë me Crvena Zvezdën – 12 sezonet e tij të sukseshme paraprin edhe me dy sezone në Francë te skuadra e Bastias, para se të kalonte në sezonin e fundit në Beograd – Dzajic fitoi plot pesë tituj dhe katër kupa.

Vetëm një vit pasi luajti për klubin, Dzajic u inkuadrua edhe në reprezentacionin serb. Ai i bëri plotë 84 paraqitje dhe u bë një lojtar kyq i serbëve.

Asnjë sezon nuk ishte më i mirë se ai i vitit 1968.

Duke i ndihmuar Crvena Zvezdës në fitimin e kupës dhe ligës, Dzajic udhëtoi me Yugoslavinë në Itali për të marrë pjesë në kampionatin Evropian.

Me vetëm katër skuadra pjesëmarrëse – që ishte në modë në vitet 60-ta – atyre u desh të luajnë në gjysmëfinale me një superfuqi të atërshme siç ishte Anglia, ndërsa Italia duhej të luante me Bashkimin Sovjetik.

Italianët barazuan 0:0 me Bashkimin Sovjetik, ata nuk kaluan në finale me penalti ose me extra time fituesi u perzgjedh me anë të hedhjes së monedhës, ku fitues megjithatë doli Italia, ndërsa Yugoslavia kaloi në finale fal Dzajicit.

Ishte minuta e 87-të dhe rezultati ishte 0:0, shumë menduan se edhe kjo do të kishte fatin e ndeshjes se parë kur fituesi duhej të përcaktohej me hedhjen e monedhës. Dzajic pranoi një krosim nga ana të cilin e kontrolloi me gjoks, ai shënoi në portën e Gordon Banks, kështu duke dërguar Yugoslavinë për herë të parë në finale.

Në Romë, tri ditë më vonë, Dzaijc përseri luajti rolë e një arkitekti, ai krijoi një gol për bashkëlojtarët e tij, duke e mposhtur portierin e Italisë, Dino Zoff dhe duke i dhënë epërsinë minimale Yugosllavisë para pjesës së parë. Por, ndeshja përfundoi 1:1 dhe u desh të luhej ndeshja reprizuese të cilën ata e humbën 2:0.

Dzajic edhe pse u refuza që të mos fitonte titullin e Evropianit ai arriti të pozicionohej në vendin e tretë në ranglistën e ‘Topit të Artë’, prapa George Best dhe Bobby Charlton. Por, mbrojtësi gjerman Franz Beckenbauer tha që Dzajic e meritoi vendin e parë.

Por duke iu referuar suksesit në Serbi, roli i tij i paharrueshëm në skuadrën e Crvena Zvezdës, dhe pjesës që luajti që e dergoi Yugoslavinë afër fitimit të Kampionatit Evropian, Dzajic sigurisht që mbetet futbollisti më i mirë i Serbisë. /Periskopi.

Shpërndaje në: