Skandaloze: Klubi londinez shfaq hapur racizmin – “boll më me lojtarë afrikanë”
“Boll më afrimit të futbollistëve afrikanë, janë vetëm burim kaosi dhe problemesh, sidomos jashtë fushe”. Është kjo fraza e artikuluar nga Tony Henry dhe që po indinjon të gjithë Anglinë.
Referuar tabloidit britanik, ‘Daily Mail’, kreu i vëzhguesve është përgjegjës për merkaton e West Ham dhe me këtë qëndrim ka refuzuar angazhimin e futbollistëve të tjerë afrikanë për klubin londinez, të propozuar nga kohegë të ndryshëm gjatë merkatos së janarit. Përmbajtja e postës elektronike të Henry është e pangatërrueshme. Në një e-mail të dërguar më 27 janar, që duhej të kishte si destinacion një menaxher bashkëpunues të klubit, i cili po tentonte të sillte në Londër një futbollist kameruna, ka përfunduar në duart e gabuara.

Pavarësisht përpjekjes së vetë Henry, për të justifikuar refuzimin e futbollistëve afrikanë me motivacion vetëm sportiv dhe aspak racial, ishte vetë klubi i West Ham që nëpërmjet drejtuesve të lartë, ka përgënjeshtruar qëndrimin e zyrtarit dhe njoftuar pezullimin e menjëhershëm të tij. “Është çelur një hetim komplet dhe i thelluar mbi çështjen. West Ham nuk doleron asnjë lloj diskriminimi dhe ka reaguar menjëherë për peshën e rëndë të fjalëve. Në familjen tonë, pavarësisht seksit, moshës, racës, besimit fetar dhe orientimit seksual, të gjithë janë të mirëpritur. Klubi nuk do të bëjë asnjë koment tjetër deri sa hetimit të jetë mbyllur përfundimisht”, citon njoftimi i klubit londinez



