Zyrtare: Formula 1 ndalon sekszimin – shfaqjen e vajzave para garave automobilistike

Zyrtare: Formula 1 ndalon sekszimin – shfaqjen e vajzave para garave automobilistike

Formula1 do të vijë ndryshe. Por ky ndryshim, s’ka të bëjë me garën. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm në Formula 1 nuk do të ketë më seksizëm që lidhet me praninë vajzave para startit të garave.

Vendimi është komunikuar nga organizatorët e Furmula 1 dhe do të ketë efekt të menjëhershëm në seritë e tjera të Motosport që manaxhohen nga Liberty Media.

Prania e vajzave në çmimet e mëdha nuk konsiderohet më në sintoni me vlerat e shoqërisë së sotme. Libery Media në një komunikatë shtoi më tej se bukuroshet që shfaqen prej vitesh në pistat e garave të shpejtësisë nuk janë të përshtatshme për Formula 1 dhe tifozët e saj.

Mirëpo në ditët e ardhshme pritet të konfirmohet edhe nga kategorite e tjera të garave të shpejtësisë si Moto Gp, Formula 2, etj, sepse tashmë ky vendim është marrë.

gocat1.jpg

Shpërndaje në: