Rrëfimi i Luis Suarezit, si u rikthye në formën e tij më të mirë ‘el pistolero’

Rrëfimi i Luis Suarezit, si u rikthye në formën e tij më të mirë ‘el pistolero’

Sulmuesi uruguajan i FC Barcelona, Luis Suárez ka dhënë një intervistë për ‘Sport 890’, në të cilën ai komenton formën e tij të mirë për rangun e Barças.

I rikthyer në formën e tij më të mirë pas problemeve muskulore që e ndikuan në fillim të këtij sezoni, Suarez është tashmë në vrullin e tij të shkëlqyer prej golashënuesi. Gjatë intervistës për programin  ‘Quiero Fútbol’ të ‘Sport 890’,  Luis Suárez pranon ndër të tjera se: “Unë po shijoj momentin sepse përshkova një periudhë të vështirë ndërkohë që synoja të gjeja formën, tani jam gjithashtu i lumtur sepse ekipi po bën gjëra të mira dhe të mëdha”.

Imazh i ngjashëm

Në këtë mënyrë, Luis Suarez, në një intervistë përpara ndeshjes Barcelona-Valencia për Kupën e Mbretit 2017/2018, pranoi se problemet e tij muskulore e kushtëzuan atë sin ë performancën me Barcelonën, ashtu edhe me përfaqësuesen e Uruguait, por tashmë është rekuperuar plotësisht, edhe falë dietës dhe regjimit fantastik. “Profesionalizmi ka ndryshuar, përveç Barcelonës, shumë klube lejojnë futbollistët të shkojnë në shtëpi, atje nuk përqendrohemi. Unë do të shkoj në shtëpi sot, kur të përfundoj stërvitjen. Unë e di se me çfarë duhet të ushqehem, se çfarë duhet të ha në mëngjes dhe se sa duhet të pushoj. Dy orë përpara ndeshjes ne e dimë se si duhet të luajmë në fushë. Është një dëshmi e profesionalizmit”, rrëfeu Luis Suarez.

Shpërndaje në: