Kim Kardashian u grabit nga bandat serbe

Kim Kardashian u grabit nga bandat serbe

 

Por, kush qendron pas grabitjes së Kim Kardashian, në Paris?

Në mediat e huaja flitet se grabitja mund të jetë kryer nga banda “Pantera rozë”, e cila ka në përbërje disa gangster serbë.

Kim Kardashian ishte në gjumë kur grabitësit hynë në rezidencën e saj.

Ajo pati frikë se ata mund ta përdhunonin.

Por, gabitësit e kanë lidhur në banjë, kanë marrë bizhuteritë e shtrenjta, vlera e të cilave shkon në 11 milionë dollarë dhe janë larguar me biçikleta.

Badigardi i Kim Kardashian ndërkohë, Pascal Duvier, ka qenë personi më i kritikuar dhe ndaj tij janë hedhur dyshime se mund të ketë bashkëpunuar me grabitësit.

Në momentin e grabitjes, ai ndodhej në një club me dy motrat e Kim, Kourtney dhe Kendall.<

Megjithatë, ai ka një mesazh për grabitësit:

“Kemi të dhëna dhe prova. Ne do ju gjejmë. Dhe ju premtoj, ju e keni kruar me personin e gabuar”./Tema/

Shpërndaje në: