Tifozët e Arsenalit sulmojnë Xhakën, ja çfarë ka bërë ai në Instagram

Tifozët e Arsenalit sulmojnë Xhakën, ja çfarë ka bërë ai në Instagram

Kritikat më të mëdha në adresë të Granit Xhakës janë bërë në rrjetet sociale.
Tifozët e Arsenalit kanë vërshuar me kritika mesfushorin Granit Xhaka.

Paraqitjet e zbehta në periudhën e fundit të yllit kosovar kanë zgjuar reagime të ashpra nga mbështetësit e ekipit nga Emirates Stadium.

Kritikat më të mëdha në adresë të Xhakës i janë bërë në rrjetet sociale duke detyruar reprezentuesin zviceran të marrë një vendim për parandalimin e tyre.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram ku Xhaka shihet me përforcimin e ri, Henrikh Mkhitaryan, ai ka bllokuar opsionin për t’i komentuar në fotografi.

Por, në fotografitë paraprake mund të gjeni plot komente negative për paraqitjet e tij në Arsenal.

Shpërndaje në: